Showbiz

Shokuese: Laurent Krasniqi ndërron jetë në aksident tragjik me motoçikletë – Miqtë dhe ish-banorët e BBVK3 në zi

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Lajmi i papritur për ndarjen nga jeta të Laurent Krasniqit, ish-banorit të ‘Big Brother VIP Kosova 3’, ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje të thellë në mesin e familjes, miqve dhe publikut të gjerë.

29-vjeçari humbi jetën në një aksident fatal me motoçikletë mbrëmjen e së mërkurës në Llukar të Prishtinës. Ngjarja tragjike la pas boshllëk të madh dhe shkaktoi reagime të shumta emocionuese.

Miqtë e tij më të afërt, Fitimi dhe Egzon Sahiti, kanë shprehur pikëllimin e tyre përmes rrjeteve sociale. Fitimi ndër të tjera shkroi: “Lal, ma këpute shpirtin vëllau jem. Allahu t’mshiroftë e t’boftë prej banorëve të Xhenetit”. Egzoni gjithashtu ndau kujtime të veçanta me Laurentin, duke i përcjellë mesazhe të ngjashme ngushëlluese.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Edhe ish-banorë të tjerë të ‘Big Brother VIP Kosova’ kanë reaguar, duke dërguar ngushëllime dhe duke kujtuar kohën e kaluar me Laurentin. Ai njihej për energjinë e tij pozitive dhe praninë e veçantë, e cila e bëri të dashur për publikun fillimisht përmes platformave si TikTok dhe më pas përmes pjesëmarrjes në reality show.

Humbja e Laurent Krasniqit në moshë ka shkaktuar një valë reflektimi mbi jetën dhe rëndësinë e lidhjeve njerëzore. Ai do të mbahet mend për kontributin e tij dhe ndikimin pozitiv që la pas.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *