Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka shfaqur një reagim të fortë publikisht, pas komenteve negative që ka marrë në rrjetet sociale lidhur me pamjen e saj dhe ndërhyrjet estetike. Shkira u shpreh e revoltuar nga gjykimet e vazhdueshme për pamjen fizike, duke vënë në pikëpyetje motivet e grave që vazhdojnë të sulmojnë dhe komentojnë njëra-tjetrën për paraqitjen.
Ajo i cilësoi këto veprime si “shembulli më i shëmtuar në rrjete sociale”, duke dënuar fuqishëm fenomenin e bullizmit dhe negativitetit online. Einxhel Shkira e konsideroi këtë sjellje si të turpshme dhe bëri thirrje që njerëzit të përqendrohen më shumë te vetja e tyre, në vend që të merren me pamjen e të tjerëve.


