E hënë, 2 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Shkoi t’ia dërgonte fëmijët, por dyshohet se e sulmoi bashkëshorten – rast i dhunës në familje në Prishtinë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një rast i ri i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik, pavarësisht faktit se ndaj tij ishte në fuqi edhe një urdhër mbrojtës.

bazuar në deklarimit të saj, gjatë qëndrimit në banesë ka shpërthyer një konflikt, me ç’rast i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht me duar dhe i ka zënë këmbën me derë, duke i shkaktuar dhimbje.

Edhe pse ka raportuar rastin në Polici, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar në prezencën e avokatit bazuar në detyrës zyrtare, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti për Dhunë në Familje.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personi i përmendur në këtë raportim konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *