Lajmet e Fundit

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Ilir Kurtishi Onkolog

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë se kanceri mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta në Kosovë, me rreth 2,100 raste të reja në vit, kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Sipas tij, vetëm gjatë periudhës janar – 20 mars, rreth 500 pacientë janë diagnostikuar dhe trajtuar për herë të parë në Klinikën e Onkologjisë, transmeton Prishtina Post.

Kurtishi ka theksuar se ngarkesa në këtë klinikë është e lartë, ku çdo ditë pune trajtohen rreth 250 deri në 300 pacientë në shërbimin e Onkologjisë mjekësore, ndërsa rreth 140 pacientë në ditë i nënshtrohen rrezatimit në shërbimin e Radioterapisë.

“Ne Kosove regjistrohen rreth 2100 raste të reja në vit, kjo përkthehet në afërsisht 170 -190 raste në muaj, pra për periudhën janar – 20 mars: rreth 500 pacientë të rinj të ekzaminuar/diagnostikuar dhe trajtuar në Klinikën e Onkologjisë për herë të parë. Çdo ditë pune rreth 250-300 pacientë trajtohen në Shërbimin e Onkologjisë mjekësore dhe rreth 140 pacientë në ditë rrezatohen në Shërbimin e Radioterapisë, pra mbi 450 pacientë në total trajtohen në Klinikën e Onkologjise”, ka thënë Kurtishi në një prononcim për IndeksOnlinen.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kanceri mbetet një nga sfidat më të mëdha të sistemit shëndetësor në Kosovë, si nga numri i rasteve të reja, ashtu edhe nga ngarkesa e vazhdueshme në trajtimin e pacientëve.

Sëmundjet malinje kërkojnë diagnostikim të hershëm dhe trajtim të specializuar, ndërsa institucionet shëndetësore po përballen me një fluks të lartë pacientësh që kërkojnë shërbime onkologjike gjatë gjithë vitit.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *