Showbiz

Sherri me Joz Markun, Edi Kuçi jep versionin e tij: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër!”

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pas publikimit të pamjeve të një konflikti fizik ku dyshohet se është përfshirë edhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka reaguar fuqishëm duke dhënë versionin e tij të ngjarjes. Pamjet e incidentit, që kanë nxitur një debat të fortë në rrjetet sociale, janë shpërndarë nga vetë Kuçi në profilin e tij në Instagram.

Nëpërmjet një postimi shoqërues, Edi Kuçi ka lënë të kuptohet se arsyeja kryesore e tensionit ka qenë tradhtia dhe pabesia. “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, ka shkruar ai, duke sugjeruar se ka qenë i vetëm përballë një grupi personash gjatë përplasjes.

Ky reagim vjen pas disa ditësh spekulimesh, gjatë të cilave Edi Kuçi u shfaq me një fashë në kokë, duke lënë të kuptohet se kishte pësuar lëndime. Tani, me publikimin e videos dhe mesazhit të tij, konfirmohet përfshirja e tij në incident, ndonëse detajet rreth shkakut të konfliktit dhe kuptimi i plotë i termave si “pabesi” dhe “tradhti” mbeten të paqarta.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ndjekësit tani po presin një reagim nga Joz Marku, i cili ende nuk ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Situata ka krijuar një atmosferë misteri dhe kureshtjeje, teksa pritet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan në këtë përplasje.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *