Ekonomi

SHBA nis hetimin e 2.4 milionë automjeteve Tesla pas përplasjeve të raportuara si shkak i softuerit Full-Self Driving

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Agjencia e sigurisë rrugore e qeverisë amerikane ka hapur një hetim për 2.4 milionë automjete Tesla me softuerin Full Self-Driving të prodhuesit të automjeteve pas katër përplasjeve të raportuara, duke përfshirë një përplasje fatale.

Bëhet e ditur se Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) po nis një vlerësim paraprak pas katër raporteve të përplasjeve ku Full Self-Driving ishte e përfshirë.

“Në një aksident Tesla goditi për vdekje një këmbësor”, tha NHTSA.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Hetimi mbulon automjetet Model S dhe X 2016-2024 me sistemin opsional si dhe automjetet Model 3 2017-2024, Model Y 2020-2024 dhe Cybertruck 2023-2024.

Vlerësimi paraprak është hapi i parë përpara se agjencia të kërkojë tërheqjen e automjeteve nëse beson se ato përbëjnë një rrezik për sigurinë, shkruan the Guardian, përcjell www.prishtina-post.com.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *