Lajmet e Fundit

Serwer: Sjellja e Kurtit nuk pritet mirë nga Washingtoni

   ​

Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka folur në lidhje me marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, profesori amerikan tha se sjellja e Kurtit nuk pritet mirë në Uashington.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ata mendojnë që se ai duhet të konsultohet për gjithçka. Madje janë mësuar që kryeministrat e Kosovës të ndjekin shumë udhëzime nga Uashingtoni dhe ta them të vërtetën, sjellja e Kurtit nuk pranohet mirë prej tyre” – tha ai.

Tutje, Serwer vlerësoi se ka ardhur koha që t’iu jepet prioritet marrëdhënieve me Amerikën.

“Mendoj se është koha që t’iu jepet prioritet marrëdhënieve me Amerikën, të shihet se çfarë mund të bëhet për të siguruar më shumë mbështetje prej tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Unë nuk do të bëja kompromis fare për këto, por do t’i thoja Uashingtonit “epo mirë, çfarë të duhet? Na trego çfarë të duhet dhe ne do të shohim se çfarë do të bëjmë”. Çdo vend i vogël ka nevojë për aleancë për të mbijetuar dhe lulëzuar, nuk ka dyshim për këtë. Si mbijeton Luksemburgu, si mbijeton Belgjika, si mbijeton Holanda? Ato mbijeton sepse janë në një sistem miqësh dhe aleatësh, që u mundëson të mbijetojnë dhe lulëzojnë” – tha Serwer.

  

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *