Në këtë mbledhje, Kryesia mori vendim që seanca e radhës radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, në orën 12:00, ndërsa debati për energjinë dhe dështimet në këtë sektor është shtyrë për javën e ardhshme.
Kjo është bërë e ditur nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes ku është diskutuar për vazhdimin e punimeve të Kuvendit.
“U vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten, në orën 12:00. Debati për energjinë dhe dështimet që kanë ndodhur u dakordua të mos mbahet këtë javë, por të shtyhet për javën e ardhshme. Diskutimi për energjinë, në të vërtetë, është diskutim për jetën”, tha Tahiri.
Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet të enjten në orën 12:00.
Haxhiu e shqetësuar pasi KGJK dhe Komuna e…
Ligji për Specialen, Haxhiu: E kam adresuar kthimin…
Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar…
