Politikë

​“Do të punojmë me profesionalizëm e përgjegjësi”, anëtarët e Komisionit hetimor për Arlindën betohen për hetimin e rastit tragjik

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Nënkryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi shprehu dedikimin e tij që ta trajtojë këtë çështje me profesionalizëm dhe më përgjegjësi të madhe.

“Komisioni Hetimor natyrisht e ka mandatin që të hetojë në detaje dhe profesionalzëm dhe pajtpohe me kryesuesin e komisionit që ne si anëtarë të iu qasemi me profesionalizëm këtij fenomeni në radhë të parë e pastaj me theks të veqantë rastit të Arlinda Zekajt. Për të hetuar, verifikuar në detaje secilin veprim, mosveprim, mospërmbushje të obligimeve ligjore të institucioneve përgjegjëse…Po shprehi dedikimin dhe përkushtimin tim që do ta trajtojmë me profesionalizëm dhe më përgjegjësi të madhe, të plotë”, tha Rrustemi.

Anëtarja tjetër e Komisionit, Besa Kabashi Ramaj nga PDK tha se përgjegjësia e shtetit nuk fillon kur një grua vritet, por kur ajo kërkon të mbrohet.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Detyra jonë nuk është me zëvendësu drejtësinë, mirëpo ka me qenë shumë me rëndësi me siguru llogaridhënie institucionale dhe politike mbi bazën e fakteve dhe provave. Prandaj edhe pse do t’I dërgojmë deri të mërkurën, do ti dërgojmë në detaje planin e veprimit. Është e rëndësishe që gjithqka të përfundojë saktë, sa më shpejtë…Përgjegjësia jonë si shtet nuk përfundon te zyrtari që e ka trjtu rastin, shtrihet dhe te drejtuesit që e kanë pasur detyrimin të sigurojnë funksionimin e shtetit tonë. Sepse përgjegjësia e shtetit nuk fillon kur një grua vritet, por kur ajo kërkon të mbrohet”, tha Rama.

Deputetja Doarsa Kica Xhelili nga LDK-ja theksoi se detyra e tyre si anëtarë është të punojnë shumë në kuadër të këtij Komisioni.

“E ndjera Arlinda i ka thënë të gjitha që ne sot s’mund t’i themi dhe e jona është të punojmë shumë në këtë komision hetimor”, tha ajo.

Edhe anëtarë të tjerë si Adelina Tërshani, Eman Rrahmani u zotuan se do të punojnë drejtë dhe për të mirën e përgjithshme.

Mbledhja e radhës e këtij komisioni u caktua të mbahet të premten ku do të diskutojnë mbi planin e veprimit, e ku u kërkuan edhe raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Brendshme me qëllim të ndihmojnë në qartësimin e veprimeve.

Valdrina ngatërroi Valdetin me një banor të BBVK:…

Kandidati për deputet nga Lista Studentore: S’duam asnjë…

Besnik Tahiri kërkon debat parlamentar: Kosova po blen…

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt vazhdon…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *