E hënë, 2 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Scheuebel: BE riafirmon përkushtimin ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë, të gjitha sulmet ndaj tyre të hetohen plotësisht ✦ Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë ✦ “Për ju është rutinë, për mua është jetë…” – Rreth 1 mijë e 900 euro pagë merr gjyqtari Migjen Kastrati të cilit i kërkoi ndihmë Arlinda Zekaj ✦ Zoja Nushi: Shikimi i saj joshës në Instagram çmend ndjekësit ✦ Tragjedi në Gjilan: Babai dyshohet për vrasjen e djalit 27-vjeçar dhe mbesës tre muajshe ✦ Kryenegociatori Zufaj: Kodi Civil është përgjegjësi e kuvendit që ta kaloj, shpresojë që të ketë konsensus ✦ Festa Qoqaj Ndez Instagramin me Pozën e saj të Guximshme dhe Stil Unik ✦ Teuta Maloku: Hendbollistja që Lë gjurmë edhe në Modë me Xhaketën e Nëntorit
Lajmet e Fundit

Saliba në radar të Real Madridit

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Real Madridi po shqyrton seriozisht një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, duke rikthyer në fokus mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba. bazuar në raportimeve, kjo kërkesë vjen drejtpërdrejt nga trajneri Jose Mourinho.

Tekniku portugez e sheh futbollistin francez si elementin që i mungon linjës së mbrojtjes dhe është i bindur se me të në skuadër mund të ndërtojë një repart defensiv elitar në nivel botëror.

Në prapaskenë, drejtuesit e Real Madridit kanë nisur kontaktet dhe po punojnë për të vlerësuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit, i cili mund të jetë një tjetër përforcim i rëndësishëm pas emrave si Denzel Dumfries, Marc Cucurella dhe Ibrahima Konate.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Megjideklaroitë, operacioni shihet si shumë i vështirë, pasi Saliba ka kontratë afatgjatë me Arsenalin deri në vitin 2030, duke i dhënë klubit londinez një pozicion të fortë negociues.

Ekipi i Mikel Artetës nuk planifikon ta shesë një nga lojtarët kyç të skuadrës, përveç në rast se vetë lojtari kërkon largim dhe vjen një ofertë jashtëzakonisht e lartë, që bazuar në raportimeve mund të arrijë deri në 150 milionë euro.

Për të përballuar një shpenzim të tillë, Real Madridi po konsideron edhe largimin e disa lojtarëve të rëndësishëm gjatë verës.

Emra si Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga përmenden si kandidatë potencialë për t’u shitur, me qëllim sigurimin e fondeve të nevojshme për këtë goditje të madhe.

Këmbëngulja e Jose Mourinhos lidhet me projektin e tij për të krijuar një mbrojtje dominuese, ku Saliba shihet si profili ideal i një qendërmbrojtësi modern, falë forcës fizike, qetësisë me topin dhe aftësive udhëheqëse.

Në tre sezonet e fundit, francezi është afirmuar si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, duke u dalluar në duele, vendosje në fushë dhe siguri në ndërtimin e lojës nga prapavija.

Në Madrid besojnë se një dyshe Saliba–Konate do t’i jepte skuadrës stabilitet të madh në mbrojtje dhe do ta rrite ndjeshëm konkurrencën për trofe të mëdhenj.

Pengesa kryesore mbetet qëndrimi i Arsenalit, i cili e konsideron lojtarin pjesë të paprekshme të projektit sportiv.

Kështu, e ardhmja e këtij operacioni do të varet shumë edhe nga dëshira e vetë Salibas për të bërë hapin drejt “Santiago Bernabéu”.

Në klubin madrilen ekziston bindja se historia, prestigji dhe projekti sportiv do të jenë faktorët që mund ta bindin francezin të ndryshojë ambient.

Negociatat mes dy klubeve pritet të marrin hov në ditët në vijim, ndërsa Mourinho mbetet i vendosur ta sjellë Saliban si gur themeli të mbrojtjes së tij të re.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *