E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Studentët në Shqipëri nuk tërhiqen, paralajmërojnë protesta kombëtare çdo të mërkurë dhe të shtunë ✦ A do të ndryshoj qëndrim LDK për Ligjin për Dhomat e Specializuara? – flasin nga partia e Abdixhikut ✦ Ramadani kritikon Ministrinë e Sveçlës për kushtet e Policisë: “Dorëheqja nuk mjafton” ✦ Heidi Baci zbulon marrëdhënien me Drini Zeqon: Një lidhje e veçantë dhe e lirë ✦ Një rrëfim prekës për Saimir Vishajn: Si u përball me sfidat e fundit ✦ Seno Fishta shpreh dëshirën për të rikthyer rekordin në “Big Brother VIP Albania” ✦ Aktor i pastrehë përballet me motrën për trashëgiminë e nënës së ndjerë ✦ Kurti pas pranimit të Raportit të KE-së: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave
Lajmet e Fundit

Rrëzohet helikopteri mjekësor pak pas ngritjes në Kaliforni: Dy të vdekur, dy të lënduar dhe një person i zhdukur

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Dy persona kanë vdekur, dy të tjerë janë plagosur dhe një person rezulton i zhdukur pasi një helikopter mjekësor u rrëzua në ujërat pranë ishullit Santa Catalina në Kaliforni, pak pas ngritjes të mërkurën në mbrëmje.

Helikopteri i Shërbimeve Mjekësore Ajrore REACH, me pesë persona në bord, u rrëzua pranë platformës së uljes së helikopterëve në Pebbly Beach, rreth një milje nga Avalon, pak pas orës 19:50, bazuar në Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Angelesit.

Autoritetet arritën të nxjerrin katër persona nga vendi i incidents dhe t’i dërgojnë në spital. Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa dy të tjerët u raportuan në gjendje të qëndrueshme. Një person i pestë mbetet i zhdukur dhe operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar në zonë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Shkaku i rrëzimit ende nuk është bërë i ditur. Helikopteri ishte nisur nga ishulli dhe u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Ekipet e Rojës Bregdetare amerikane, Sherifit të Qarkut të Los Angelesit dhe Zjarrfikësve të Avalonit morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Mbikëqyrësja e Qarkut të Los Angelesit, Janice Hahn, e cila përfaqëson Ishullin Catalina, reagoi pas incidentit.

“Jam informuar se një helikopter mjekësor që po largohej nga Ishulli Catalina është rrëzuar menjëherë pas ngritjes. Zjarrfikësit e Qarkut të Los Anxhelosit, Sherifi, Roja Bregdetare dhe Zjarrfikësit e Avalonit janë në vendincident. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe po lutem për të gjithë ata që ishin në bord”, deklaroi ajo.

Kompania Global Medical Response, e cila zotëron helikopterin, konfirmoi se ishte në dijeni të incidentit dhe se po bashkëpunonte me autoritetet dhe ekipet e emergjencës. Kompania nuk dha detaje të tjera për incidentn.

Në operacion janë përfshirë ekipe zhytjeje, avionë dhe anije, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *