Në një postim, Ramadani ka ngritur shqetësime për kushtet në të cilat po punojnë policët, duke iu referuar të dhënave të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), transmeton lajmi.net.
Ai ka publikuar një pjesë të përgjigjes së IPK-së, sipas së cilës, gjatë pesë viteve të fundit janë trajtuar vazhdimisht problemet që lidhen me furnizimin me uniforma zyrtare dhe pajisje të tjera operative, përfshirë jelekët antiplumb dhe helmetat.
“Sipas të dhënave zyrtare të IPK-së, në 14 inspektime të realizuara janë ngritur shqetësime dhe janë rekomanduar ndërmarrje e veprimeve në përmirësimin e gjendjes me artikujt e përmendur”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Ramadani.
Deputeti i AAK-së ka kritikuar gjendjen dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse, duke e përmbyllur reagimin me mesazhin: “Dorëheqja nuk mjafton!”./lajmi.net/
A do të ndryshoj qëndrim LDK për Ligjin…
Studentët në Shqipëri nuk tërhiqen, paralajmërojnë protesta kombëtare…
Ndryshimi i pushtetit në Serbi, arrestohet komandanti i…
Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet
