Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Këta janë dy personat që u përfshinë në rrahje për pronë në Vranidoll, përfundojnë në ndalim 48 orë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një konflikt për çështje pronësore ka eskaluar në përleshje fizike në fshatin Vranidoll të Prishtinës, duke përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe ndalimin e dy personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa rasti është raportuar si sulm.

Siç mëson Sinjali, në këtë incident janë përfshirë I. K. (74 vjeç) dhe V. K. (66 vjeç), të cilët pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pronën kanë kaluar nga debatet në përleshje fizike.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një dëshmitar, i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët në Stacionin Policor “Veriu” për intervistim.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është në procedurë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Prishtina Post – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *