Lajmet e Fundit

Rishfaqen Rastet me COVID-19: Pacientë të Shtruar në Klinikën Infektive

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në Klinikën Infektive, disa pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19, sipas raportimeve të fundit. Rishfaqja e rasteve me COVID-19 ka bërë që të rikthehet vëmendja tek pandemia, sidomos me rritjen e numrit të infektuarve. Edhe pse pandemia është zbutur ndjeshëm, COVID-19 ende paraqet rrezik, veçanërisht për grupet më të rrezikuara si të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Klinika Infektive është duke ndjekur masat e nevojshme për të trajtuar këta pacientë dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Nga Infektivja kanë konfirmuar që numri i pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë dje ka qenë 13, teksa gjendja e të gjithëve është stabile.

Për Indeksonline pohojnë po ashtu se ka edhe pacientë që po trajtohen për Covid dhe sëmundje të tjera shoqëruese nëpër klinika të tjera të QKUK-së dhe se gjendja e tyre, po ashtu, është stabile.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Numri i rasteve me Covid është rritur lehtë tani që është shfaqur një tjetër virus shqetësues, ai e lisë së majmunit.

Për këtë të fundit, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje të kihet kujdes të shtuar dhe të ndjeken udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, sidomos ata që kanë udhëtuar drejt Afrikës, ku edhe është vatra e këtij virusi.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *