Riola, e bija e këngëtares së njohur Remzie Osmani, ka bërë një paraqitje të rrallë në publik, duke mahnitur me pamjen e saj. Pasi ka qëndruar prej vitesh larg vëmendjes mediatike, Riola ka treguar se si ka ndryshuar.
Edhe pse në të kaluarën ka pasur një përvojë të shkurtër në muzikë, ajo nuk e ka vazhduar rrugën e karrierës artistike. Ndryshe nga shumë figura publike, Riola nuk është shumë aktive në rrjetet sociale dhe rrallëherë ndan detaje nga jeta e saj private.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet pranë mbesave dhe nipave të saj, fëmijët e vëllait. Në këtë imazh, Riola shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një stil që ka marrë menjëherë komplimente nga ndjekësit.


