E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Rikthimi madhështor i Butrint Imerit, prindërit e tij emocionojnë rrjetin me mesazhe prekëse për albumin “I Pari”

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka shënuar një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore dhe në rrjetet sociale, duke ndezur reagime të shumta pozitive menjëherë pas pararaportimërimit të albumit të tij më të ri “I Pari”, i cili pritet të publikohet më 10 qershor 2026.

Artistit i është rikthyer vëmendja e madhe e fansave pas një periudhe heshtjeje që nga muaji janar, ndërsa projekti i ri po cilësohet si një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, me një qasje më personale dhe emocionale në muzikë.

Në mes reagimeve të shumta pozitive në rrjet, vëmendje të veçantë kanë marrë mesazhet e prindërve të këngëtarit, të cilët kanë ndarë krenarinë dhe emocionin e tyre për rrugëtimin e tij artistik.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Nëna e tij ka shkruar një mesazh tejet emocional, duke kujtuar fillimet e hershme të Butrintit në muzikë dhe sakrificat e familjes gjatë rrugës së tij drejt suksesit.

“Jam shumë krenare teksa shoh këtë projekt të realizuar, për të cilin ke punuar me aq shumë mund, përkushtim dhe dashuri. Ishe vetëm 17 vjeç kur nise rrugëtimin tënd në muzikë… kjo periudhë na dha kohën të jemi më afër njëri-tjetrit dhe të krijojmë kujtime që do t’i ruaj gjithmonë në zemër. Vazhdo të shkëlqesh, biri im. Krenaria dhe dashuria ime për ty nuk kanë fund,” ka shkruar ajo.

Rikthimi madhështor i Butrint Imerit, prindërit e tij emocionojnë rrjetin me mesazhe prekëse për albumin “I Pari”

Edhe babai i këngëtarit ka ndarë një mesazh po aq emocional, duke theksuar rëndësinë e reflektimit dhe kthimit te vetja përpara një projekti kaq të madh artistik.

“Sot ndjej krenari që shoh jo vetëm artistin që po rritet, por edhe njeriun që po formohet. Çdo fjalë, çdo ndjenjë dhe çdo sakrificë ka vlerë. Vazhdo të jesh i vërtetë me veten, sepse suksesi më i madh nuk është fama, por të mos humbasësh kurrë atë që je. Urime për ‘I PARI’ dhe për guximin që ta ndash shpirtin tënd me njerëzit,” ka shkruar ai.

Rikthimi madhështor i Butrint Imerit, prindërit e tij emocionojnë rrjetin me mesazhe prekëse për albumin “I Pari”

Albumi “I Pari” po shihet si një projekt i rëndësishëm në karrierën e Butrint Imerit, ndërsa pritjet për publikimin e tij janë rritur ndjeshëm mes fansave dhe publikut të gjerë.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *