Lajmet e Fundit

Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Real Madridi mund të jetë penduar për faktin se dështuan të nënshkruajnë me ‘blerjen e ëndrrave’ të Zinedine Zidane.

Gjatë viteve, sa herë që madrilenët deshën të nënshkruajnë me një lojtar, ata shpeshherë arrinin që të ulnin çmimin e kartonit të tij.

Këtë verë, ‘Los Blancos’ arritën që ta transferojnë Kylian Mbappen pasi ylli francez u largua nga PSG-ja si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sidoqoftë, gjiganti spanjoll humbi një mundësi të mirë për të nënshkruar me njërin prej objektivave të tyre gjatë afatit kalimtar veror.Gjatë muajit qershor, mbrojtësi francez Leny Yoro ishte lidhur me një kalim tek ndonjëra prej ekipeve si Liverpool, Manchester United dhe Real Madrid.

Leny

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Defensa Central, Zidane i dhuroi OK e tij bordit të klubit për të transferuar Yoron pas një takimi me presidentin Florentino Perez.

Ishte sugjeruar se Zidane i ka thënë Perezit që duhet të nënshkruajë me Yoron pasi ish-mesfushori besoi se adoleshenti mund të ketë një ndikim të menjëhershëm brenda klubit.Megjithatë, kjo kërkesë e legjendës franceze nuk u plotësua asnjëherë me 18-vjeçarin që në fund u transferua tek Unitedi për shumën e 52 milionë eurove.Aventura e Yoros ndërkohë në futbollin anglez ka marrë një goditje të rëndë pasi ai kishte pësuar një lëndim gjatë parasezonit kundër Arsenalit dhe që atëherë nuk është paraqitur për ‘Djajtë e Kuq’./PrishtinaPost/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *