Showbiz

Reagon Luiz Ejlli për herë të parë pas lajmeve mbi arrestimin e tij, ua mbyllë gojën me një postim

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ka mjaftuar një vendim gjykate në Shqipëri dhe menjëherë kanë nisur raportime nga mediet në vend për këngëtarin e njohur Luiz Ejlli.

Ish banori i Big Brother VIP, fitues i këtij formati televiziv ka reaguar ashpër ndaj tyre, konkretisht kundër gazetës “Panorama”.

Një lajm me titull “Dënimi me burg i “shkatërron” karrierën Luiz Ejllit! Fituesit të Big Brother VIP i anulohen koncertet, stafi në panik” ka sjellë reagimin e shkodranit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai mohon që një gjë e tillë të jetë e vërtetë, ndërsa përdor edhe ironinë për situatat të pretenduara të stisura.

Luiz ejlli

“Se u shkatërrua Prestige në Golem, nuk është e thënë që u shkatërrova edhe unë.

Aq shumë koncerte kam, sa që po mendoj që ta blej dhe të bëhem pronar i panoramës thjeshtë për t’i vënë flakën që mos të dalë më në treg”, shkruan këngëtari në rrjetet sociale.

Sipas Newsbomb.al, kujtojmë që Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit shkodranin, teksa akuzohet se ka bërë “falsifikim dokumentesh” gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës si noter.

Megjithatë fjala e fundit do t’i takojë Gjykatës së Apelit, teksa sipas ligjit, këngëtari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

Luiz ejlli

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *