Showbiz

Reagimi i Faton Pecit: Mbrojtja e Donika Gërvallës është e patjetërsueshme

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pas protestës së sotme, Faton Peci, kreu i GUXO-s, ka bërë një deklaratë të fortë në mbështetje të Donika Gërvallës, duke theksuar se çdo përpjekje për ta linçuar atë do të hasë në kundërshtimin më të ashpër nga ana e tij dhe partisë që ai drejton.

Peci e ka quajtur të papranueshme kërkesën e Hysni Gucajt për shkarkimin e ministres Gërvalla, duke theksuar se njëra nga brigadat e UÇK-së kishte emrin e Jusuf Gërvallës, duke e lidhur kështu historinë e saj me luftën për liri.

Reagimi i plotë:

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Si Kryetar i Partisë Guxo, ndjej nevojën të shpreh mendimin tim pas protestës së sotme. UÇK ka qenë dhe do të mbetet simbol i kombit shqiptar, një trashëgimi e çmuar që do të ruhet përjetësisht.

Protestat janë një shenjë e civilizimit dhe një e drejtë e garantuar në një shoqëri demokratike. Ne e respektojmë këtë të drejtë, por çdo përpjekje për të stigmatizuar dhe demonizuar Donika Gërvallën do të përballet me reagimin tonë të fortë.

Familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla përfaqësojnë një kapitull të rëndësishëm në historinë tonë të sakrificës për liri. Njëra nga brigadat e UÇK-së mban emrin e saj, duke e bërë atë një simbol të përkushtimit për atdhe.

Kjo histori është e paharrueshme dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë! Mbrojtja e saj është një detyrë e çdo shqiptari që e respekton këtë trashëgimi.

Prandaj, ne themi me zë të lartë: stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *