Politikë

Rasti në Pejë, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Tahiri tha se vrasja e saj është një akt barbar që ka shkaktuar dhimbje të madhe në vend, ndërsa ka theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te kryerësi i dyshuar i veprës.

“Ky akt barbar nuk e shohim vetëm si femicid, por edhe si dështim të shtetit të Kosovës. E shohim si dështim të hierarkisë institucionale të shtetit të Kosovës, duke i përfshirë institucionet e sundimit të ligjit, të prokurorisë, të policisë, të qendrave për punë sociale dhe të gjithë ata të cilët, në një formë ose tjetër, duke mos vepruar me qëllim apo pa qëllim, na kanë sjellë një plagë e cila nuk është e para”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se Aleanca kërkon shkarkimin e të gjithë zyrtarëve në nivele të ndryshme që kanë pasur të bëjnë me rastin, si dhe themelimin e një komisioni hetimor në Kuvendin e Kosovës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Aleanca kërkon shkarkimin në të gjitha nivelet të atyre që kanë pasur të bëjnë me rastin në fjalë. Aleanca kërkon komision hetimor në Kuvend, për këtë rast dhe për rastet e tjera të ngjashme…”, tha Tahiri.

Vajza e axhës së viktimës në Pejë: Ajo…

Haxhiu: Të enjten seancë plenare, votohet për Byronë dhe Buxhetin

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Stefan Raduloviq, mori…

Thirrjet për dorëheqjen e Sveçlës, Nagavci: Rasti i…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *