Lajmet e Fundit

Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus riorganizimi brenda partisë dhe zgjedhjet e 2027-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur që prej orës 09:00 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në selinë rozë, në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Prej disa javësh, PS-ja ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve në çdo njësi të saj organizative, të cilat drejtohen nga dy bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua, shkruan rtsh.al.

Gjatë takimit, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë dhe deputetëve socialistë të intensifikojnë takimet me bazën dhe elektoratin në të gjithë vendin. Socialistët synojnë të sigurojnë një numër më të lartë bashkish në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ndërkohë, Partia Socialiste pritet të zhvillojë zgjedhje edhe në disa prej shteteve ku jeton numri më i madh i shqiptarëve në diasporë, si SHBA-ja, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia. Përmes ngritjes së degëve të PS-së në diasporë, socialistët synojnë të forcojnë organizimin jashtë vendit dhe të rrisin mbështetjen nga vota e emigrantëve.

Ky proces pritet të ecë paralelisht edhe me diskutimet që po zhvillohen në Kuvend në kuadër të komisioneve të posaçme për reformën territoriale. Reforma ka si afat përfundimtar muajin korrik, me qëllim që t’u lihet kohë institucioneve për organizimin e zgjedhjeve vendore të 2027-s, në rast se arrihet dakordësi mes forcave politike.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *