Showbiz

Rama bullizon me zë dhe figurë këto personazhe të njohur, por i ndodh e papritura (Video)

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të diel ironitë ndaj disa personazheve të njohur të rrjeteve sociale, të cilët kanë mbështetur protestat e fundit në vend.

Përmes një videoje të publikuar në llogaritë e tij sociale, Rama ka përfshirë disa influencerë dhe blogerë, duke i shoqëruar pamjet me një mesazh ironik.

“PAK RELAKS me ‘Shqipërinë e re’ të llajkefollouve të gunës. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës”, shkroi kryeministri në postimin e tij.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Megjithatë, ndryshe nga sa mund të pritej, një pjesë e madhe e reagimeve në komente nuk kanë qenë në mbështetje të Ramës.

Shumë përdorues kanë kritikuar faktin që kreu i qeverisë po merret me figura të rrjeteve sociale në një moment kur vendi po përjeton tensione politike dhe protesta të vazhdueshme.

“Postimi më i turpshëm që mund të bëjë një kryeministër. Ti konsiderohesh udhëheqësi i Shqipërisë dhe je mbi ta, jo në nivelin e tyre. Turp për ty”, shkruan një komentues.

Një tjetër shprehet: “Qeveria që merret personalisht me protestuesit nuk duhet të jetë më në pushtet. Në vend që të japë përgjigje për kauzat që ngrihen, merret me bullizime në rrjetet sociale.”

Mes reagimeve nuk kanë munguar as komentet që e akuzojnë Ramën për përdorimin e një gjuhe përçarëse ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe, ndërsa të tjerë kanë kërkuar debat mbi çështjet e ngritura nga protestuesit dhe jo përplasjen me personazhe të njohur në internet.

Videoja ka gjeneruar mijëra komente dhe reagime brenda pak orësh, duke kthyer sërish në qendër të diskutimeve raportin mes politikës, rrjeteve sociale dhe protestave që prej javësh po mbahen në Tiranë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *