Lajmet e Fundit

Pas daljes nga BBVA, Kristin do ta shohim si moderator në televizion

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

“Urban Gen”, një format i ri televiziv dedikuar të rinjve, pritet të nisë transmetimin gjatë muajit prill në Top Channel, duke sjellë një qasje moderne dhe dinamike në ekran.

Nën moderimin e Kristi Lamaj dhe Lei Kraja, emisioni synon të ndërtojë një hapësirë ku të rinjtë mund të shprehen lirshëm, të diskutojnë temat më aktuale dhe të ndjekin nga afër trendet që karakterizojnë gjeneratën e sotme. Dyshja në ekran pritet të kombinojë energjinë urbane me profesionalizmin televiziv, duke krijuar një format tërheqës për publikun.

Fluturime Stuttgart Prishtine
Reklame

Programi do të ketë në fokus stilin e jetesës, kulturën rinore dhe çështje sociale, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe personazhe të njohur nga fusha të ndryshme si arti, muzika, sporti dhe kinematografia. Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë dhe një fryme interaktive, “Urban Gen” synon të krijojë një lidhje të fortë me audiencën e re.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Emisioni do të realizohet në një studio me skenografi moderne dhe elementë industrialë, duke reflektuar identitetin urban që mbart formati. Projekti vjen i ideuar nga Redian Preni, me producente Ledja Liku, autore Leda Hysa dhe regji nga Julian Dautaj.

“Urban Gen” është një projekt i Fondacionit Dritan Hoxha në bashkëpunim me Top Channel dhe pritet të sjellë një frymë të re në programacionin televiziv shqiptar.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *