Kulturë

Qytetari i ndërgjegjshëm gjen dhe dorëzon çantën me 7500 euro në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast të pazakontë që ndodhi në rajonin e Gjilanit, ku një qytetar i ndërgjegjshëm dorëzoi një çantë të gjetur në nënstacionin Policor në Pozheran.

Sipas njoftimit të Policisë, qytetari e kishte gjetur çantën në orët e mëngjesit dhe menjëherë e dorëzoi në polici. Në çantë u gjetën dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej 7500 euro.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur të identifikojë personin që e kishte humbur çantën dhe, pas verifikimit të procedurave ligjore, i është kthyer çanta me të gjitha dokumentet dhe paratë,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ky akt i ndershëm dhe human i qytetarit është një shembull i shkëlqyer i ndërgjegjes dhe devotshmërisë. Policia e Kosovës falënderon qytetarin për gjestin e tij të jashtëzakonshëm dhe gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në institucionet e rendit.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *