Lajmet e Fundit

Qeveria e Kosovës themelon grup punues për mbrojtjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së kundër Speciales

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim të rëndësishëm për themelimin e një grupi punues, i cili do të ofrojë mbështetje institucionale dhe juridike për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përballë akuzave të Gjykatës Speciale në Hagë.

Vendimi u mor në një mbledhje të Qeverisë ku mungonte zv.kryeministrja Donika Gërvalla, por u përfaqësua nga zv.kryeministri Fikrim Damka. Kryeministri Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë e këtij hapi, njoftoi se grupi punues do të drejtohet nga zv.kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ky grup, i cili do të përfshijë përfaqësues institucionalë dhe parlamentarë, do të koordinojë përpjekjet për të siguruar mbështetje të plotë ligjore dhe diplomatike për ish-krerët e UÇK-së, veçanërisht në fazën e Apelit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kryeministri Kurti e cilësoi si të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale, duke iu referuar dënimeve të fundit me burgim nga 13 deri në 25 vjet për krime lufte. Ai shtoi se themelimi i grupit punues vjen si pasojë e këtyre dënimeve dhe si angazhim për të mbrojtur ata që kontribuan në çlirimin e Kosovës.

Ky iniciativë nënvizon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ofruar mbrojtje adekuate ligjore dhe për të forcuar mbështetjen për ish-luftëtarët e UÇK-së në proceset gjyqësore ndërkombëtare.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *