E hënë, 2 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Bajrami: Kosova humbi 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes pasi nuk i përmbushi gjashtë reforma, mandatin e kaluar i humbi 613.4 milionë euro ✦ Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ✦ ​“Përtej Tetorit Rozë”, synohet rritja e kontrolleve dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit ✦ Enisa Nikaj Mahnit Me Stil Të Ri Elegante Në Pamjen Urbane Të Natës ✦ A Tentoni të Jeni Shumë i Sjellshëm? Ja Pse Mund të Jeni Duke Penguar Dashurinë Tuaj ✦ Scheuebel: BE riafirmon përkushtimin ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë, të gjitha sulmet ndaj tyre të hetohen plotësisht ✦ Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë ✦ “Për ju është rutinë, për mua është jetë…” – Rreth 1 mijë e 900 euro pagë merr gjyqtari Migjen Kastrati të cilit i kërkoi ndihmë Arlinda Zekaj
Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B., M.I., S.S. dhe S.K., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

bazuar në aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03.1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë këtij operacioni të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 civilë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë. Prokuroria mbetet e përkushtuar në ndjekjen e të gjideklaroi rasteve të krimeve të luftës, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, duke synuar sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe forcimin e sundimit të ligjit.”, thuhet tutje në njoftim.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *