Projektbuxheti parasheh shpenzime në vlerë prej 4,27 miliardë eurosh, duke përfshirë financimin e institucioneve qendrore dhe komunale, pagat, investimet kapitale si dhe programeve të ndryshme publike, transmeton KosovaPress.
Për komunat janë paraparë 908 milionë euro, ndërsa projektbuxheti përfshin edhe ndryshime në mbështetjen financiare për familjet me fëmijë.
Shqyrtimi në Komisionin për Buxhet është pjesë e procedurave parlamentare për trajtimin e projektligjit përpara vendimmarrjes në Kuvend.
Projektbuxheti kërkohet të miratohet në dy leximet deri më 31 dhjetor.
Buxheti për vitin 2026 ishte rreth 4 miliardë euro, ku sipas Institutit GAP, deri në shtator janë realizuar vetëm 30 për qind e mjeteve financiare të parapara për investimet kapitale.
Krijohet Komisioni i ri Mbikëqyrës për Odën e…
Eman Rrahmani: Punën e parë që e ka…
Musliu-Shoshi për Ligjin për Specialen: Ose përfshihen rekomandimet…
Konfirmon Çitaku: Është siguruar financimi për betejën në Apel
