Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton lajmi.net.
Pjesëmarrjen në këtë darkë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi, ku ka treguar se takimi u zhvillua me ftesë të presidentes Shiroka-Pula.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit janë shkëmbyer pikëpamje për sfidat me të cilat përballen komunat dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve.
Rama ka theksuar rëndësinë e komunave si niveli më i afërt i qeverisjes me qytetarët, duke vënë në pah rolin e tyre në zbatimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Sipas tij, Prishtina, si kryeqytet, ka një rol të veçantë në krijimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe institucioneve të tjera.
Të mbështjella me folie alumini, mbi gjysmë kilogrami…
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin…
Lladrovci në Cyrih, merr pjesë në ndeshjen mes…
QKUK nis aplikimin e teknikës së avancuar SBRT…
