Politikë

Jehona Lushaku: Kosova duhet të angazhohet për një gjykim të drejtë në Hagë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

E ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Lushaku ka folur për takimin e grupit punues që po merret me hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale, transmeton lajmi.net.

Ajo ka theksuar se përmes kësaj strategjie synohet që shteti i Kosovës të ketë një qasje të koordinuar ndaj procesit gjyqësor në Hagë, duke vënë në fokus respektimin e të drejtave të njeriut dhe garantimin e procedurave të drejta.

“Ky grup synon që shteti i Kosovës të krijojë një strategji shtetërore kundrejt procesit i cili është në Hagë, me qëllim final që të ketë një proces fer, duke mbrojtur të drejtat e njeriut, procedurat dhe gjithë përshkrimin e punës që ka vetë gjykata”, ka deklaruar Lushaku.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Deputetja e LDK-së ka nënvizuar gjithashtu se mbështetja institucionale për garantimin e një gjykimi të drejtë është përgjegjësi e shtetit të Kosovës.

“Si shtet e kemi obligim që të bëjmë gjithçka që të sigurojmë që atje të ketë një gjykim fer, një proces fer dhe që i del ballë këtij gjykimi, duke ofruar të gjitha kushtet dhe procesin sa më të drejtë”, ka thënë ajo.

Pa shofer, por gati për luftë: Renault zbulon…

Të shtëna me armë në një aheng familjar…

Trump konfirmon sulmet amerikane ndaj Iranit në Ngushticën…

Përplasje në protestën e studentëve në Tiranë, policia…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *