Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve.
“Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit. Në takim u vlerësua gjithashtu roli i diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve”, thuhet në njoftim.
Presidentja Shiroka Pula dhe ambasadori Rudolph kanë diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për avancimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Tasholli sqaron idenë e grevës: 10 minuta heshtje…
Dogana parandalon kontrabandimin e pjesëve për automjete në…
Kurti viziton STATION F në Paris, kampusin më…
Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz…
