Politikë

Kurti viziton STATION F në Paris, kampusin më të madh në botë për startup-e

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se STATION F, e cila dikur shërbente si depo kryesore e mallrave dhe stacion treni, sot ofron rreth 34 mijë metra katrorë hapësirë dhe mbështet mbi 9 mijë startup-e, me më shumë se 700 investitorë dhe mbi 30 programe.

Gjatë vizitës, Kurti ka takuar përfaqësues të kompanive që zhvillojnë platforma të integruara për mbështetjen e vendimmarrjes dhe hartimin e politikave publike përmes inteligjencës artificiale dhe shkencave të sjelljes.

Ai ka zhvilluar takime edhe me kompani të sektorit të teknologjisë së mbrojtjes (Defence Tech), të specializuara në sistemet autonome nënujore dhe dronët detarë për mbrojtjen e flotave ushtarake, porteve dhe infrastrukturës kritike ujore.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kurti ka theksuar se sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor të Kosovës, por sipas tij, potenciali i këtij sektori është edhe më i madh.

Ai ka vlerësuar se ndërtimi i një ekosistemi të qëndrueshëm të inovacionit, përmes bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe partneriteteve me ekspertë e qendra ndërkombëtare, është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori në Kosovë. 

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz…

Incident i rëndë në Ministri të Ekonomisë, punëtori…

Kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Kosovë:…

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *