Lajmet e Fundit

Policia sllovene i ngrit kallëzim penal kryeministrit të saj, dyshohet se ndërhyri në punët e tyre

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Policia sllovene ngriti kallëzim penal kundër kryeministrit të tyre Robert Golob të martën vonë për shkak të pretendimit për “ndërhyrje në punët e policisë”.

Ankesa, e depozituar në Prokurorinë e Specializuar Publike të vendit, bazohet në pretendimet e ish-ministres së Brendshme Tatjana Bobnar dhe ish-shefit të përkohshëm të policisë Boshtjan Lindav për presion të panevojshëm politik të ushtruar nga Golob ndaj ministrisë së brendshme dhe policisë. Ndërsa natyra e saktë e krimit të përmendur në kallëzimin penal nuk është bërë publike, Golob është akuzuar për “kryerje të një krimi që lidhet me korrupsionin”, tha gazeta sllovene N1, përcjell Insajderi.

Golob hodhi poshtë akuzat të mërkurën në mëngjes dhe tha se e komenton si “të çuditshëm” kallëzimin penal.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →
Policia sllovene i ngrit kallëzim penal kryeministrit të saj, dyshohet se ndërhyri në punët e tyre

“Në fakt, nuk bëhet fjalë për ndonjë ndërhyrje në punën e policisë, por për një luftë politike që Tatjana Bobnar ka bërë që prej dorëheqjes së saj dy vjet më parë”, tha Golob.

“Është fjala kundër fjalës së dy politikanëve dhe më duket vërtet e çuditshme që po flasim sot për faktin që është bërë raport policor në këtë drejtim”, shtoi ai.

Ankesa penale është rezultat i dy viteve hetim policor pas pretendimeve të Bobnar. /PrishtinaPost/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *