Lajmet e Fundit

Hamza: 50 për qind rritje pagash në fillim të mandatit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kandidati për kryeministër i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në takim me qytetarë dhe elektoratin e saj në Klinë, tha se programi i kësaj partie është program i zhvillimit, i cili do të ketë lehtësira për bizneset dhe ulje të çmimeve në produkte bazike.

Ai tha se me qeverisjen e tyre do t’i shërbejnë secilit qytetarë,pa dallim.

“Ne garojmë para juve me program të qartë me plan të qartë për zhvillim ekonomik,lehtësira ne biznes, sepse mbi bazën e tyre ekziston shteti i fuqishëm”, tha Hamza.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Rritja e pagave prej 50% dhe pensioneve prej 70%, Hamza tha se mbetët zotimi i tij kryesor, ndërsa premtoi të përkrahë edhe punësuarit në sektorin privat.

“Do ti rrisim pagat për 50%, kjo do të ndodhë në fillim të mandatit”. “Ne jemi edhe në përkrahje të te punësuarve në sektorin privat,përmes Gjykatës se Punës dhe fondit të papunësisë”, tha Hamza.

Ai premtoi nga 100 euro për çdo prind që detyrohet të dërgojë në kopshte private fëmijët,në mungesë të hapësirës në kopshte publike.

Hamza tha se rritja e çmimeve për produktet bazike në 4 vitet e fundit,tha se do të ndryshojë me qeverisjen e PDK-së.

Dega e Partisë Demokratike në Klinë prezantoi edhe kandidatët për deputet, në zgjedhjet e 9 shkurtit,nga ky qytet./rtk

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *