Ekonomi

Policia pranon donacion nga UNDP-ja

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Raportohet se janë anuluar trajnimet e Policisë, sanksionohet nga ShBA’ja

   ​

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë një donacion nga UNDP-ja.

Sipas Policisë pajisjet e specializuara të ofruara do të përdorën në pikat kufitare dhe përgjatë kufirit të gjelbër.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Sot, më 27.09.2024, Policia e Republikës së Kosovës, mori një donacion të rëndësishëm nga UNDP-Kosova. Pajisjet e specializuara të ofruara do të përdorën në pikat kufitare dhe përgjatë kufirit të gjelbër, duke ndihmuar në identifikimin, zbulimin dhe konfiskimin e armëve të paligjshme, municioneve dhe lëndëve shpërthyese.”, ka njoftuar PK.

Po ashtu në kuadër të këtij donacioni, janë dhuruar edhe 72 kabinete të metalit ku mund të ruhen 1,440 armë të gjata.

“Këto kabinete metalike kanë një kapacitet të përbashkët për të ruajtur 1,440 armë të gjata zjarri. Ky kontribut ndihmon edhe në zbatimin e Udhërrëfyesit Rajonal për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta. Policia e Republikës së Kosovës falënderon UNDP-në në Kosovë dhe financuesit si Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian.”, ka njoftuar PK.

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *