Showbiz

Bia Khalifa Mohon Përfoljet për Shtatzëni: “Nuk e di nga kanë ardhur thashethemet”

Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të disa thashethemeve rreth një shtatzënie të mundshme.

Në lidhje me këto spekulime që qarkulluan në media, emisioni Prive ka bërë një verifikim duke kontaktuar drejtpërdrejt me Bian. Ajo ka mohuar fuqishëm dhe kategorikisht çdo pretendim për shtatzëni.

Khalifa, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar përmes pjesëmarrjes në reality show-n më të ndjekur, është shprehur e habitur lidhur me origjinën e këtyre thashethemeve, duke theksuar se nuk ka asnjë informacion se si kanë lindur dhe përhapur këto lajme të pavërteta.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *