Lajmet e Fundit

Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Vdes 33-vjeçari që kishte rënë nga ballkoni i banesës së tij në Pejë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Prishtina Post.

Së fundi Policia ka intervenuar edhe në një familje në Ranillug, por këtë herë një grua po dyshohet për dhunë ndaj një familjari.

Burimet e Gazetës Prishtina Post kanë bërë me dije se një 44-vjeçare po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kunatin e saj, vëllain e bashkëshortit pas një mosmarrëveshje momentale.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Gjithë rasti dyshohet se ndodhi pasi e dyshuara u kap me viktimën për një çezmë që e përdorin në oborrin e tyre.

Posa rasti është raportuar, e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj saj të iniciohet rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *