Në kujtimet e tij më të fundit, të titulluara “The Steps”, legjenda e aktrimit Sylvester Stallone ka zbuluar një konfrontim të papritur dhe mjaft dramatik me aktorin Richard Gere, i cili daton nga koha kur të dy po xhironin filmin ikonik të vitit 1974, “The Lords of Flatbush”. Ky episod, ku protagonistë ishin edhe një pulë dhe shumë tension, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e tyre.
Stallone, tashmë 80-vjeçar, rrëfen se armiqësia me Gere nisi që nga provat e para, duke kulmuar në një përleshje fizike. Ndryshe nga marrëdhënia e tij e shkëlqyer me Robert De Niron, bashkëpunimi me Gere rezultoi të ishte sfidues.
Një moment kyç ndodhi gjatë një seance improvizimi, kur Gere kapi Stallonen për këmishë, duke i shkaktuar dhimbje me thonjtë e tij. Pavarësisht lutjeve të Stallones për të ndalur, ky veprim u përsërit në xhirimin e dytë, duke ndezur më tej konfliktin mes tyre.
Pas incidentit, Stallone iu drejtua regjisorit Steven Verona, duke shprehur dëshirën për të reaguar me forcë, siç do të bënte në jetën reale. Ai madje tha: “Do t’ia shqyeja dhëmbët”, por Verona e këshilloi të mos e bënte një gjë të tillë.
Situata degradon gjatë pushimit të drekës. Ndërsa të dy aktorët ndodheshin në një makinë, yndyra nga pule qe po hante Gere ra mbi këmbët e Stallones, duke e irrituar jashtë mase. “Dhjami i pulës u derdh në këmbën time”, shprehet Stallone, duke përshkruar reagimin e tij të çastit. Ai goditi Gere me bërryl në gjoks dhe e nxori me forcë nga makina.
I frikësuar, Gere reagoi duke thënë: “O Zot, nuk dua të hyj në këtë”, ndërsa Stallone iu përgjigj me vendosmëri: “Shumë vonë”. Regjisori Steven Verona ndërhyri për t’i ndarë, duke kuptuar se njëri prej tyre duhej të largohej nga projekti.
Në fund, Richard Gere u largua nga “The Lords of Flatbush”. Më vonë, edhe Robert De Niro u largua, duke hapur rrugën për aktorët Perry King dhe Henry Winkler. Kujtimet e Stallones, “The Steps”, u publikuan më 29 shtator.
