Showbiz

Paralajmërim për Stuhi Ere: Era e Fortë dhe Rrebeshet do të Përfshijnë Kosovën sonte

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Moti sot do të karakterizohet me diell dhe vranësira kalimtare, por parashikimet tregojnë për mundësi rrebeshesh të izoluar, veçanërisht në disa zona, të cilat mund të shoqërohen me shkarkesa elektrike.

Kryesorja e ndryshimeve pritet të ndodhë vonë gjatë mbrëmjes, kur një front i ftohtë do të arrijë, duke sjellë reshje shiu të izoluara, sidomos pas mesnatës.

Era do të jetë faktor kryesor, duke fryrë nga perëndimi dhe jugperëndimi. Priten stuhi ere të fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë nga 20 deri në 80 km/h. Këto kushte ekstreme të motit mund të shkaktojnë dëme materiale, duke përfshirë dëmtimin e kulmeve të shtëpive dhe objekteve të lehta, rrëzimin e degëve të pemëve, si dhe vështirësi të konsiderueshme në lëvizjet e trafikut.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Temperaturat minimale pritet të jenë ndërmjet 11°C dhe 14°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 20°C deri në 23°C.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *