Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Andin Hoti, ka konfirmuar sot se pagesat shtesë prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët janë duke u ekzekutuar. Ky veprim vjen pas finalizimit të pagesave mbështetëse për lehonat, të cilat ishin realizuar dje në vlerën prej 500 eurosh.
Hoti theksoi se ekzekutimi i këtyre mjeteve financiare synon të ofrojë mbështetje shtesë për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë. “Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë del sot, ngase dje u ekzekutuan pagesat e njëhershme për lehonat me rritje në vlerën 500 euro”, deklaroi ai për RTV Dukagjini.


