Kryetarët e komunave e uruan Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe shprehën mbështetjen e tyre për të.
Sipas Presidentes, pushteti lokal është niveli i qeverisjes më i afërt me qytetarin. Ajo ka thënë se komunat janë dera e parë ku qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.
Presidentja Shiroka Pula, ka theksuar se në nivelin lokal, qytetarët e shohin çdo ditë se si funksionojnë institucionet dhe sa përgjegjësi tregojnë ato.
Sipas saj, komunat janë edhe urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të nivelit qendror.
Presidentja Shiroka Pula i ka siguruar kryetarët e komunave se brenda kompetencave të saj, do t’i mbështes ata.
“Ajo është zotuar se në takimet e saj me përfaqësues të shteteve të tjera, institucione ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë, do ta prezantojë potencialin e komunave tona dhe se do të angazhohet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për mundësi të reja të financimit të projekteve nga donatorët ndërkombëtarë” – thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.
3 emra gati për kandidim për Kryetar të…
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në…
Vdes drejtori i NPL “Tregu” në Gjilan, Alban…
