Home Blog Page 2

Rusia nuk e di cili është Vuçiqi i vërtetë: Ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me shitjen e municioneve Bashkimit Evropian.

Ai së fundmi ka deklaruar se Serbia është e detyruar të vazhdojë tregtinë e armëve me vendet e Bashkimit Evropian, madje edhe nëse mallrat e shitura përfundojnë në Ukrainë.

Siç tha Zaharova, Moska nis nga supozimi se Beogradi do t’i përmbahet premtimeve të veta dhe nuk do t’i dërgojë armë Ukrainës, raporton N1.

“Lideri serb jep deklarata të caktuara kur është në Moskë, e krejt të tjera kur ndodhet në pjesë të tjera të rajonit, gjë që krijon përshtypjen se në Serbi ndoshta ekziston edhe një president tjetër Vuçiq”, tha ajo.

“Shumë herë, përfshirë edhe në nivelet më të larta, kemi marrë nga udhëheqja e Serbisë deklarata se eksporti i municioneve me origjinë serbe është nën kontroll të rreptë dhe se kjo prodhimtari nuk do t’i dërgohet Ukrainës, në mënyrë që Kievi të mos mund ta përdorë kundër ushtarëve tanë”, shtoi zyrtarja ruse.

Njëkohësisht, Zaharova kujtoi se “ushtarët rusë shumë herë i kanë ardhur në ndihmë të popullit vëllazëror serb”.

“Refuzoj madje edhe të diskutoj jo vetëm për mundësinë, por edhe për vetë temën që ushtarët rusë – të cilët historikisht kanë dhënë zemrën e tyre në çdo kuptim të fjalës, duke dhënë jetën ose duke shprehur dashuri dhe besnikëri ndaj vëllezërve serbë – mund të goditen apo vriten nga armë, municione ose granata serbe”, përfundoi ajo.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) kishte njoftuar më herët se Beogradi po furnizon Kievin me municion, pavarësisht neutralitetit të shpallur.

Pas kësaj, Vuçiq premtoi se kontratat do të anulohen nëse autoritetet serbe kanë ndonjë dyshim mbi dokumentacionin ose përdoruesin përfundimtar të produkteve.

Rita Ora apo Marilyn Monroe? Artistja surprizon fansat me stilin e saj klasik

0

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka surprizuar ndjekësit me një performancë të papritur, të cilën e ndau përmes disa fotografive mahnitëse në Instagram.

Artistja, e njohur për stilin dhe energjinë e saj skenike, solli një version të ri të këngës së fundit, “All Natural”, duke ndezur kureshtjen e fansave për projektet që pritet të publikojë së shpejti.

“Performancë surprizë! E adhuroj këtë version të ri të ‘All Natural’”, shkroi ajo në përshkrimin që shoqëronte fotot.

Në imazhet e publikuara, Rita shfaqet me një pamje frymëzuar nga eleganca klasike e viteve ‘50 — me flokë të valëzuar, grim të rafinuar me ‘eyeliner’ të theksuar dhe buzë rozë të buta.

Veshja e saj tërhoqi gjithashtu vëmendjen e ndjekësve: një mantel i zi elegant, i kombinuar me geta ngjyrë vjollcë të ndezur dhe këpucë me taka të larta, që theksojnë stilin e saj të veçantë dhe modern.

Këngëtarja po shijon suksesin ndërkombëtar të këngës “All Natural”, e cila është pritur ngrohtësisht nga publiku dhe kritika.

Ndërkohë, fansat mbeten në pritje të albumit të katërt, i cili pritet të shënojë një tjetër etapë të rëndësishme në karrierën e saj muzikore.

Nëse kjo performancë është një paralajmërim për atë që do të vijë, Rita Ora duket se po përgatit një periudhë plot energji, stil dhe projekte të reja, duke dëshmuar edhe njëherë pse mbetet një nga artistet më karizmatike të skenës botërore.

Turqia përjashtohet nga misioni i stabilizimit në Gaza për shkak të presionit izraelit

Turqia me shumë gjasë do të përjashtohet nga misioni i planifikuar i stabilizimit në Rripin e Gazës, i cili pritet të përbëhet nga rreth 5,000 ushtarë, pasi Izraeli ka bërë të qartë se nuk dëshiron pjesëmarrjen turke në këtë operacion.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se: “Kushti është që Izraeli të jetë i kënaqur me përbërjen kombëtare të forcës shumëkombëshe”, e cila do të ketë për detyrë të parandalojë një vakum sigurie pas fillimit të rindërtimit të Gazës. Turqia kishte ofruar të dërgonte trupat e saj, por Izraeli – sipas burimeve diplomatike – ka bërë të ditur se e kundërshton këtë.

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Tel Avivit janë përkeqësuar vitet e fundit, sidomos për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj Sirisë, dhe qeveria izraelite e sheh presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, si “shumë të afërt me Vëllazërinë Myslimane dhe Hamasin”. Megjithatë, përjashtimi i Turqisë ka shkaktuar polemika, pasi Ankaraja është një nga garantueset e të ashtuquajturit “marrëveshje paqeje e Trumpit” me 20 pika dhe ka një nga ushtritë më të përgatitura në rajon.

Sipas burimeve, misionin e stabilizimit me shumë gjasë do ta udhëheqë Egjipti, me pjesëmarrjen e mundshme të Indonezisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat kërkojnë që misioni të ketë mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ndonëse vetë nuk do të jenë nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, raporton The Guardian.

Forca do të bashkëpunojë me njësinë ushtarake amerikane Civil-Military Coordination Centre (CMCC), të vendosur në qytetin izraelit Kiryat Gat. Njësia, në të cilën marrin pjesë këshilltarë nga Britania e Madhe, Franca, Jordania dhe Emiratet, u hap zyrtarisht të martën nga zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance. CMCC do të ketë rol ushtarak, por edhe detyra në shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza, megjithëse pikat kryesore kufitare mbeten ende të mbyllura.

Misioni pritet të marrë përsipër çarmatimin e Hamasit dhe sigurimin e krijimit të një qeverie kalimtare palestineze. Formimi i kësaj qeverie ende është objekt negociatash, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përjashtuar mundësinë që Autoriteti Palestinez të ketë rol në Gaza pas luftës. Ndërkohë, fraksionet palestineze, përfshirë Hamasin dhe Fatahun, kanë arritur në Kajro marrëveshje për krijimin e një “komiteti të përkohshëm të ekspertëve të pavarur”, që do të menaxhojë shërbimet bazë dhe jetën në Gaza.

Në të njëjtën kohë, ekipi turk i menaxhimit të katastrofave (AFAD), i përbërë nga 81 anëtarë dhe i pajisur me qen kërkimi dhe pajisje për zbulimin e të mbijetuarve, ende po pret lejen izraelite për të hyrë në Gaza nga Egjipti.

Presidenti Erdogan deklaroi të premten se: “Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për ta detyruar Izraelin të respektojë detyrimet e tij nga plani i paqes së Trumpit”, duke përfshirë sanksione të mundshme dhe ndalim të shitjeve të armëve.

Nga ana tjetër, Rubio tha se: “Nuk ka vend për agjencinë UNRWA në Gaza”, duke e quajtur atë “një degë të Hamasit”. Qëndrimi i tij shkaktoi kritika në Evropë dhe në Kombe të Bashkuara, si dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), e cila këtë javë vendosi se UNRWA mbetet kanali i pazëvendësueshëm për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Gjykata gjithashtu vlerësoi se Izraeli nuk ka paraqitur prova që UNRWA është “i infiltruar në mënyrë të pakthyeshme nga Hamasi”.

Qëndrimi i përbashkët amerikan-izraelit kundër UNRWA-s krijon një dilemë, pasi plani i Trumpit parashikon një rol për OKB-në në shpërndarjen e ndihmave në Gaza, por kërkon të përjashtojë pikërisht UNRWA-n, agjencinë kryesore për këtë qëllim.

Norvegjia, e cila vitin e kaluar iniciuoi një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, po përgatit një propozim të ri për të detyruar Izraelin të lejojë hyrjen e pandërprerë të ndihmave humanitare në Gaza. Sipas marrëveshjes nga plani i Trumpit, në Gaza duhej të hynin çdo ditë 600 kamionë me ndihma, por aktualisht numri është vetëm rreth 89, ose 14% e sasisë së planifikuar.

UNRWA ka dënuar Izraelin, duke deklaruar: “Që nga fillimi i luftës në Gaza, edhe Bregu Perëndimor i pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor, po përjeton një rritje të madhe të dhunës. Familjet po jetojnë në frikë dhe pasiguri. Aneksimi i paligjshëm i Bregut Perëndimor po vazhdon dhe duhet të ndalet. E ardhmja e Gazës dhe e Bregut Perëndimor është e përbashkët”.

Kreu i agjencisë humanitare të OKB-së (OCHA), Tom Fletcher, pas vizitës në Gaza, deklaroi se: “Kisha ndjesinë sikur po ecja mes rrënojave të Hiroshimës, Stalingradit ose Drezdenit”.

Ndërkohë, Hamas deklaroi të premten se “ka marrë garanci të qarta nga ndërmjetësit se lufta praktikisht ka përfunduar”, dhe së bashku me Fatahun nënshkroi marrëveshje për formimin e një organi të përkohshëm administrativ, i cili, me mbështetjen e vendeve arabe dhe organizatave ndërkombëtare, do të drejtojë punët bazë në Gaza.

Motoristët drejt Hagës – Haradinaj: Bubullima do të dëgjohet edhe në qelitë e çlirimtarëve dhe më larg

0

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka ndarë një dedikim në rrjetet sociale për motoristët që janë nisur drejt Hagës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në postimin e tij, Haradinaj thotë se mëngjesin e sotëm ka filluar rigrupimi i motoristëve defilues dhe se dita në Sheveningen do të jetë e veçantë dhe “zhurmshme”.

Ai shpreh bindjen se zhurma e motorëve do të arrijë edhe në qelitë ku po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë …!
Ata po bashkohën e ribashkohën dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e ‘zhurmshme’ …..
Bubullima e motorëve do dëgjohët edhe ne qelitë e çlirimtarëve tanë dhe përtej…..!”, ka shkruar Haradinaj.

Përfundon numërimi dhe verifikimi i votave të rregullta të zgjedhjeve të 12 tetorit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndërkaq, për ditën e tretë me radhë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë.

Komunat e fundit në të cilat përfundoi procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve në orët e vona të së shtunës ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva.

KQZ njoftoi më 19 tetor se sa u përket votimit brenda vendit janë verifikuar rezultatet për 2.571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale nga 2.571 vendvotime.

“Nga po kaq vendvotime, 2.571, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për kuvendet komunale. Pra, në këtë proces, në QKN, janë procesuar 5.142 kuti votime që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve”, u tha në njoftim.

Aktualisht po vazhdon numërimi dhe verifikimi i votave nga jashtë dhe sipas të dhënave deri në orën 10:00 të së dielës janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për kryetarët e komunave dhe 45 të tjera për kuvendet komunale.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës votuan përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor. Sipas KQZ-së, ishin 33.841 pako me fletëvotime të supozuara dhe pas verifikimit, 29.636 u aprovuan. Numërimi i këtyre votave ka nisur më 17 tetor.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, do të numërohen edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta dhe më pas KQZ-ja do të shpallë rezultatin për rundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Rundi i dytë pritet të mbahet më 9 nëntor. Sipas rezultateve preliminare, 21 komuna kanë zgjedhur në rundin e parë kryetarët e komunave, ndërkaq në 17 të tjera pritet të organizohet rundi i balotazhit.

Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit/PRISHTINA POST

Komuna e Drenasit ndan 200 bursa për studentët e nivelit Bachelor

Drejtoria për Arsim e Komunës së Drenasit ka shpallur konkursin për ndarjen e 200 bursave komunale për studentët e rregullt të nivelit Bachelor për vitin akademik 2025/2026.

Bursat në vlerë prej 500 euro secila do të ndahen për studentët e Komunës së Drenasit që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, në të gjitha drejtimet e studimit. Numri i bursave mund të rritet në varësi të buxhetit të komunës dhe donatorëve,

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Studentët banorë të Komunës së Drenasit;
  • Studentët e rregullt në universitetet publike të Kosovës (nga viti I deri në vitin VI);
  • Studentët që nuk kanë përsëritur vitin akademik.

Përzgjedhja e përfituesve bëhet në bazë të pikëve, ku merren parasysh nota mesatare dhe kategori të veçanta si: statusi social, gjendja ekonomike, drejtimet deficitare, dhe kriteret familjare apo shëndetësore.

Për më shumë rreth bursës, klikoni këtu: https://gllogoc.rks-gov.net/…/Konkursi-per-bursa

Kurti: Nuk kam nisur ende bisedimet për qeverinë e re, por do të bëjmë një plan konkret

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se ende nuk ka zhvilluar komunikim me parti të tjera apo deputetë lidhur me formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërmerret një plan konkret për të nisur këtë proces.

Kurti ka sqaruar se këto ditë ka qenë i fokusuar në analizimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe në vlerësimin e kontributeve të fushatave nëpër komuna.

Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja pse deri tani nuk ka pasur takime politike.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj, dje dhe sot nuk kam pasur mundësi të zhvilloj bisedime politike, por jemi duke hartuar një plan edhe për këtë çështje. I kemi mbi 10 ditë përpara nesh”, tha Kurti./PrishtinaPost

Merz: Nuk jemi në luftë, por nuk jetojmë as në paqe

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë se vendi i tij nuk jeton më në paqe.

Merz e ka bërë këtë deklaratë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka akuzuar Gjermaninë për “rinazifikim”.

Deklarata vjen gjithashtu ndërsa sulmet kibernetike dhe fluturimet me dronë, të dyshuar rus, prekën Gjermaninë dhe disa vende të tjera evropiane javëve të fundit.

“Ne nuk jemi në luftë, por as nuk jetojmë më në paqe”, u ka thënë Merz sipërmarrësve në një samit në Berlin të premten. 

“Kërcënimi është real”, ka shtuar ai.

Merzi nuk aludoi për një vend të caktuar si aktorin pas këtyre sulmeve, por ka renditur një gamë të tërë veprimesh armiqësore që i shkaktojnë shqetësim.

“Akte sabotimi në baza ditore. Përpjekje për të paralizuar qendrat e të dhënave. Sulme kibernetike”, ka thënë ai.

Lavrov iu kundërpërgjigj vërejtjeve të Merzit, duke thënë se “retorika militariste po rritet çdo ditë” në Gjermani.

“Shprehja e tij e famshme që ai e ka përdorur disa herë thotë se ai shtyu përpara ndryshimet kushtetuese dhe se më shumë para mund të shpenzohen për armë dhe zhvillimin e infrastrukturës ushtarake dhe potencialit ushtarak”, ka thënë Lavrov në Kombet e Bashkuara në Neë Jork.

Numri i shkeljeve serioze të hapësirës ajrore në Evropë është rritur ndjeshëm këtë muaj, përfshirë edhe nga avionët luftarakë rusë. Por jo të gjithë aleatët e NATO-s bien dakord për mënyrën se si të përgjigjen. Polonia është gati të përdorë forcë vdekjeprurëse. Të tjerë thonë se kjo duhet të jetë një zgjidhje e fundit.

Pavarësisht se kush është fajtor, udhëheqësit evropianë besojnë se Rusia po e vë në provë NATO-n.

Kurti nga New York: Diaspora, hero i heshtur i Kosovës

0

Bashkatdhetarët janë heronj të heshtur jo vetëm të çlirimit të Kosovës, por edhe të shtetndërtimit demokratik. Me këto fjalë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, vlerësoi rolin jetik të diasporës shqiptare në Amerikë gjatë një takimi të mbajtur me drejtues dhe anëtarë të shoqatës “Peja” në New York.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm të Kosovës në New York, Blerim Reka, u mirëpritën nga drejtues dhe anëtarë të shoqatës “Peja” në New York.

Kurti i falënderoi ata për mikpritjen dhe shprehu mirënjohje për angazhimin, rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të bashkatdhetarëve tanë në Amerikë.

“Ai theksoi se në katër vitet e fundit Kosova ka shënuar suksese të rëndësishme në ekonomi dhe zhvillim, dhe se për sukseset e vendit tonë, përveç popullit të Kosovës, një rol jashtëzakonisht të madh ka pasur edhe mërgata jonë: qoftë duke mbështetur familjet e tyre, qoftë duke investuar drejtpërdrejt në Kosovë. Me këtë rast, ai i ftoi bashkatdhetarët që të investojnë më shumë në Kosovë, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron vendi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, zëvendësministrja Liza Gashi i njoftoi për programet e qeverisë të dedikuara diasporës sonë, në veçanti për profesionistët e rinj, siç është programi i Diplomacisë Qytetare, që ka për qëllim përfshirjen e tyre në proceset zhvillimore dhe institucionale të vendit.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Kurti gjithashtu foli për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe mësimin e saj nga gjeneratat e reja të diasporës, duke theksuar se përmes saj arrihet integrimi pa asimilim dhe ruhet identiteti kombëtar.

Rummenigge sulmon klubet angleze: Stuttgarti ka gjetur një idiot që do të paguajë 75 milionë për Woltemade

0

Futbollisti legjendar gjerman i futbollit dhe ish-presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, foli për teprimet financiare në rritje në futbollin evropian, veçanërisht kur bëhet fjalë për transferimet.

Bavarezët treguan interes për sulmuesin Nick Woltemade këtë verë, por në Mynih gjykuan se kërkesat e Stuttgartit ishin krejtësisht joreale.

Në fund, sulmuesi 22-vjeçar gjerman përfundoi te Newcastle United për një shumë marramendëse prej 75 milionë eurosh, dhe Rummenigge foli hapur për Radio dhe Televizionin Bavarez.

Ai ka sulmuar Newcastlen, duke thënë se Stuttgarti gjeti një idiot që paguan shumë para për Woltemade.

“Po arrijmë ngadalë dimensione që nuk janë më të pranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim të gjitha kërkesat. E përgëzoj Stuttgartin që gjeti një idiot që do të paguajë kaq shumë para për Woltemade”, tha hapur ish-futbollisti legjendar gjerman.

Woltemade ka bërë tre paraqitje dhe dy gola në Ligën Premier deri më tani. Ai shënoi në fitoren kundër Wolves dhe ishte gjithashtu golashënuesi në humbjen kundër Arsenalit (1:2) në St. James’ Park.