Lajmet e Fundit

Osmani: Ka shtete që janë shumë afër njohjes, s’i tregojmë që të mos e di Serbia

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Katër shtete e njohën Pavarësinë e Kosovës sivjet, e të gjitha njoftimet për këto njohje i bëri presidentja Vjosa Osmani.

E para e vendit, e cila sipas Kushtetutës, e udhëheq Politikën e Jashtme të Kosovës, tha se gjatë mandatit të saj nuk ka vend i cili nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës, e të cilit ajo nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë.

“Unë dua t’ju siguroj që nuk ka shtet, përveç disave që nuk kemi raporte miqësore, ta zëmë ne nuk shkojmë me i kërku Rusisë njohje, apo Iranit, apo Koresë së Veriut e të tjera, por po flas për shtetet e tjera të cilat janë shtete demokratike, të cilat ndajnë vlerat e njëjta me ne, nuk ka shtet të cilit nuk ia kemi kërkuar njohjen më shumë se tre herë”, pohoi ajo.

Në një intervistë për emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, Presidentja tha se ka shtete me përfaqësuesit e të cilëve është takuar mbi 20 herë dhe të cilët janë shumë afër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Megjithatë, ajo tha se nuk i ka publikuar këto takime, për të vetmen arsye që Serbia të mos e aktivizojë kundër-fushatën e saj ndaj Kosovës në ato vende.

“Për arsye të mbrojtjes së interesave të Republikës së Kosovës dhe parandalimit të fushatës jashtëzakonisht negative dhe ilegale të Serbisë në mbi 90 për qind të rasteve, ne fare nuk i publikojmë takimet që kemi me shtetet jonjohëse, madje, edhe njerëz këtu brenda Kosovës që dalin publikisht duke përmendur emra të shteteve që ne jemi takuar mbi 20 herë, jemi afër njohjes, dalin e thonë publikisht dhe na dëmtojnë shumë, sepse menjëherë pas një jave, ne shohim delegacione të shumta nga Serbia që udhëtojnë drejt atij shteti, pastaj fillojnë presionet nga Rusia e çka jo tjetër”, tha Osmani. /Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *