Lajmet e Fundit

Në Klinë u zbulua pllaka përkujtimore e Komandantit Abedin Rexha – Sandokani

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në qytetin e Klinës është bërë sot zbulimi i pllakës përkujtimore të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha – Sandokani, në një ceremoni përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së tij në luftën për liri.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, theksoi se Komandanti Rexha ishte një nga bijtë më të devotshëm të lirisë së Kosovës. “Me nderim dhe krenari, sot në qytetin e Klinës bëmë zbulimin e pllakës përkujtimore të Komandantit Abedin Rexha – Sandokani, njërit ndër bijtë më të devotshëm të lirisë”, u shpreh Lushtaku.

Sipas tij, pllaka përkujtimore do të shërbejë si një dëshmi e përhershme e sakrificës dhe guximit të Komandantit Rexha. “Kjo pllakë do të shërbejë si dëshmi e përhershme e sakrificës sublime, e guximit dhe e përkushtimit të tij në luftën për liri, duke i dhënë kontribut të çmuar çlirimit dhe dinjitetit të popullit tonë”, deklaroi ai.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lushtaku shtoi se përkujtimi i dëshmorëve përbën edhe një obligim moral për institucionet dhe shoqërinë. “Nderimi ndaj tij është edhe zotim i yni për ta ruajtur dhe përcjellë të vërtetën e sakrificës së dëshmorëve tanë”, theksoi kryetari i Skenderajt.

Në fund të mesazhit të tij, Lushtaku nderoi të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, duke përfunduar: “Lavdi Komandantit Abedin Rexha – Sandokani dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *