Lajmet e Fundit

Osmani pas shpërndarjes së kuvendit: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli

Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe vendimit që vendi të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45-ditësh, ka reaguar ish-presidentja Vjosa Osmani.

Ajo e cilësoi situatën si një moment të vështirë për vendin, por theksoi se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar ndër vite se dinë të përballen edhe me sfida më të mëdha.

Osmani bëri thirrje për largim nga gjuha përçarëse dhe retorika që nxit frikë, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe solidaritet. Ajo nënvizoi se përballë urrejtjes duhet të mbizotërojë dashuria, ndërsa përballë pasigurisë duhet të ndërtohet shpresa.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritët edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur koha për dashni. Mjaftë më me propagandë, përçarje e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën”, ka thënë Osmani.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *