Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do t’i drejtohen qytetarëve me konferencë për media përballë zyrave të televizionit pulbik.Kjo konferencë, siç bëri të ditur Tahiri mbahet për shkak se sipas tij, RTK-ja nuk e transmetoi seancën e sotme parlamentare në kanalin e saj qendror.“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që RTK-ja të transmetojë një seancë të Kuvendit në kanalet alternative. Kjo ndodhi pikërisht sot, kur prisnim të adresonim aferat korruptive të këtij pushteti, duke dëshmuar kapjen e këtij mediumi nacional nga ‘kapelat e Dejones’.”“Përballë këtij akti, ne, shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës, do t’u drejtohemi qytetarëve në një konferencë për media në orën 14:30, përballë zyrave të RTK-së”, shkroi ai në Facebook.
Opozita me konferencë para RTK-së, kjo është arsyeja
Lexo gjithashtu
Shiko të gjitha →
Medalje bronzi për Shqipërinë
Esmeralda Novruzaj ishte krenaria e Shqipërisë në Kampionatin Europian U-23 që u zhvillua disa ditë më parë në Sofje. Ndonëse merrte pjesë për herë të parë në një…
“Makbethi” premierë madhështore në TKK, Shekspiri gjithmonë aktual dhe i papërsëritshëm
Era Berisha Akotrët si: Adrian Morina, Gresa Pallaska, Shkelzen Veseli, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Ilire Vinca, Semira Latifi, Faris Berisha, Ermal Sadiku, Tristan Halilaj, Flaka Latifi, Fiona Abdullahu,…
Adelina Tahiri: Një Paraqitje Elegante që Tërheq Vëmendjen
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka bërë përshtypje me një paraqitje të re, duke publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur me të zeza, e cila reflekton…
