Nëna e këngëtareve të njohura Nora dhe Era Istrefi, Suzana Tahirukaj, ka rrëfyer detaje emocionuese nga jeta e familjes dhe fillimet e karrierave të vajzave të saj. Gjatë një interviste në podkasti “Pa komplekse me Elionin”, Suzana zbuloi se të ardhurat financiare të Norës nga puna e saj në fillim të karrierës kishin qenë vendimtare për mirëqenien e familjes.
Ajo theksoi se suksesi dhe disiplina e Norës krijuan një bazë të fortë, duke i mundësuar Erës të ndiqte rrugën e saj në muzikë me më pak presion. Sipas Suzanës, ndërsa ajo ishte e angazhuar në rrugëtimet e Norës, Era zhvillonte talentin e saj në dhomën e saj, duke shkruar këngë, duke luajtur në piano dhe duke ndjekur shkollën e muzikës, e gjitha kjo në një ambient të qetë.
Prania dhe puna e Norës në industrinë muzikore, sipas nënës së tyre, ia lehtësuan jashtëzakonisht rrugën Erës. Suzana përfundoi duke thënë se ky mbështetje nga motra e saj e madhe bëri që Era të futej në botën e muzikës në mënyrë tejet të qetë, duke e përshkruar fillimin e saj si hyrje në “një parajsë dhe jo në një kopsht me xhemba”.


