Showbiz

Neymar i shkruan ish-banores së BBVA dhe e fton për takim në Paris?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”, ku foli për disa nga mesazhet më të papritura që ka marrë ndër vite në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës me Mateo Borrin, Armela tregoi se vite më parë ishte kontaktuar nga ylli brazilian i futbollit, Neymar, në periudhën kur ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain.

“Para shumë vitesh më ka shkruar Neymar.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

E kam ende në telefon. Atëherë luante me PSG dhe më ftoi edhe për ta takuar në Paris”, u shpreh ajo.

Deklarata e saj surprizoi jo pak të pranishmit në studio, ndërsa intervista vijoi me pyetje që lidhen me futbollin dhe lojtarët e saj të preferuar.

Në një moment, Armela u pyet për futbollistët që i duken më tërheqës, ndërsa tha se së fundmi arbitrat i tërheqin më shumë vëmendjen sesa vetë lojtarët, duke përmendur arbitrin slloven Slavko Vinčić.

Po ashtu, gjatë një loje me zgjedhje të shpejta, asaj iu kërkua të zgjidhte një futbollist për martesë, një për darkë dhe një për bllokim. Armela tha se do të martohej me Cristiano Ronaldon, të cilin e cilësoi si “husband material”, do të dilte për darkë me Michael Olise, ndërsa Neymarin do ta bllokonte.

Në fund, ajo zbuloi se gjatë viteve ka marrë mesazhe edhe nga futbollistë të tjerë, përfshirë disa që kanë qenë në marrëdhënie, por zgjodhi të mos bëjë publikë emrat e tyre.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *