Kulturë

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut po shtohen arritjet dhe shërbimet komunale e paralelisht me to po pakësohen sfidat dhe problemet.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut po shtohen arritjet dhe shërbimet komunale e paralelisht me to po pakësohen sfidat dhe problemet.

Përfitues janë të gjithë qytetarët e kësaj komune, e përgëzimet i takojnë qeverisjes komunale.

Me kryetarin Erden Atiq, nënkryetaren, Katarina Ađančić dhe kabinetin e drejtorëve komunalë patëm një mëngjes pune sot në kryeministri (teksa unë shoqërohesha nga ministrat e qeverisë sonë, Nenad Rašić dhe Elbert Krasniqi). Nga ata u njoftova për progresin dhe përgatitjet për fillimin e procesit të legalizimit të objekteve dhe hartimit të planit zhvillimor, për databazën e rasteve sociale që kanë nevojë për mbështetje institucionale, për funksionalizimin e zyrës së Agjencisë për Regjistrimin e Biznese ve të Kosovës, rekrutimim e stafit të ri profesional, fillimin e digjitalizimit të arkivës dhe për planet për funksionalizimin e e-kioskut për shërbime digjitale.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Diskutuam edhe për projekte dhe bashkëpunime të reja që nxisin zhvillimim ekonomik lokal dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. I jemi mirënjohës kryetarit Atiq dhe nënkryetares Ađančić për përkushtimin në punë, bashkëpunimin e afërt dhe zellin për t’i shërbyer publikes. Ata kanë mbështetjen time dhe të qeverisë për realizimin e projekteve dhe planeve që në qendër kanë qytetarin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *