Showbiz

Ndryshim befasues në ‘Ferma VIP’ para finales: Ja kur transmetohet spektakli i fundit!

Produksioni i njohur i emisionit ‘Ferma VIP’ ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në orarin e transmetimit të tij, duke sjellë surpriza përpara finales së madhe. Ky vendim, që prek drejtpërdrejt pikat kulmore të programit, do të ndryshojë ditën me të cilën publiku ishte mësuar.

Finalja e madhe e këtij edicioni të ‘Ferma VIP’ do të mbahet të hënën, më 15 qershor. Ndryshe nga javët e kaluara, ku Prime-t zhvilloheshin të hënën dhe të premten, tani ka ndodhur një riorganizim strategjik.

Për të garantuar një distancë më të përshtatshme kohore mes spektaklit të fundit eliminator dhe natës finale, produksioni ka vendosur të zhvendosë datën e takimit të parafundit me publikun. Në vend që spektakli i radhës të transmetohej të premten, ai do të zhvillohet të enjten.

Ky ndryshim në programacionin e ‘Ferma VIP’ ofron më shumë kohë për t’u përgatitur banorëve finalistë, si dhe për stafin realizues, drejt natës përmbyllëse të 15 qershorit. Me këtë lëvizje, shmangeet afërsia prej vetëm dy ditësh që do të krijohej nëse spektakli do të transmetohej të premten.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *