Showbiz

Lajm i trisht: Ndahet nga jeta aktori kosovar i humorit

Bota e artit dhe e humorit në Kosovë ka humbur sot një prej emrave të saj të dashur.

Aktori i njohur, Fadil Gashi, i cili la gjurmë tek publiku dhe mbeti gjatë në memorie përmes roleve të tij në “Ue Ue Show”, ka ndërruar jetë.

Lajmi i hidhur ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke trishtuar ndjekësit dhe të gjithë ata që u rritën me batutat e tij ndër vite.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Lajmin për kalimin në amshim të aktorit e ka bërë të ditur Naim Osman Hoxha, përmes një postimi tejet prekës në llogarinë e tij në Facebook.

Krahas një fotografie të përbashkët me të ndjerin nga një studio televizive, Hoxha ka ndarë disa fjalë zemre duke zbuluar anën njerëzore të artistit që publiku e njihte kryesisht përmes ekranit.

Ai e ka përshkruar Gashin si një burrë të mirë dhe thellësisht dashamirës, duke e ngritur në piedestal si një shembull të rrallë të komedisë.

Sipas tij, Fadili ishte modeli perfekt se si mund të bëhet humor i pastër dhe i mençur, krejtësisht i zhveshur nga ofendimet, sharjet dhe fjalori banal që shpesh haset sot në industri.

Hoxha theksoi gjithashtu se bëri një përjashtim nga rregulli i tij personal për këtë rast. “Zakonisht nuk postoj foto kur personat ndërrojnë jetë, por Fadili ishte i veçantë, e vështirë që do të përsëritet një njeri si ai”, ka përfunduar dedikimin e tij.

Humbja e Fadil Gashit shënon një ditë të zymtë për skenën tonë, duke lënë pas një trashëgimi të bukur e të pastër të të bërit njerëzit të qeshin me shpirt. /Prive By Liberta Spahiu

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *